Triumf i Kombëtares A – femrat kundër Maqedonisë në ndeshjen e dytë
Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 03 September 2018
Vashat e Kombëtares A në ndeshjen e dytë kundër Maqedonisë , kishin nxjerrë mësime nga ndeshja e parë, pasi tash shënuan dy herë në portë në vend të tri shtyllave që kishin goditur në ndeshjen e kaluar, shkruan GazetaFokus.
Ishte një mbizotërim i plotë i vajzave tona fund e krye, madje në pjesën e parë e cila u mbyzll pa gola, maqedonaset asnjëherë nuk arritën të i afrohen portës së Kolgecit. Në minutën e 12 Valentina Limani gjuajti nga krahu i djathtë fortë e portierja vendase me mund e largoi topin në fundore. Ndërsa në minutën e 23 Uka gjuajti bukur por sërish portierja ishte në vend.
Pa gola u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta sërish nisi me mbizotërimin e vashave tona dhe në minutën e 73-të Besjana Reçica e gjeti rrugën drejt këndit të epërm të djathtë të portës vendase, ndërkaq Panchrova vetëm e përcolli me sy topin në rrjetën e portës së saj dhe 1:0 për ekipin tonë. Gëzim i madh në stolin dhe fushën tonë e dush i ftoftë për Maqedoninë. Vajzat nuk u ndalën por rreshtuan sulmet drejt portës rivale e në minutën e 86-të Modesta Uka godet pingulen e djathtë të portës së Panchurovës, ndërsa topin e dëbuar Leonora Ejupi e zhdërvjelltë e dërgoi në portën e vendaseve dhe 2:0. Deri në fund maqedonaset u përpoqën të bëjnë diçka më shumë por rezultati mbeti i njëjtë.
Maqedonia- Kosova 0:2 (0:0)
Stadiumi i FF së Maqedonisë Shkup.
Shikues: disa qindra
Gjyqtare: I. Velevachkovska, E. Sokolevska, L. Qaili e I. Projkovska.
Shënuese: B. Reçica(73) e L. Ejupi (86) për Kos.
K.V. Jakovska e Maq. e Ejupi e Kos.
Maqedonia: Panchurova, Velevska(Panensaka), Kolevska, Maksuti, Markovska(Bogleva), Jakovska(Mitreska), Chubrinoska, Trajkovska(Stojkovska), Angelovska, Mustafa(Belistaojanovska) e Nikolovska.
Kosova: Kolegeci, F. Shala, Reçica(Ejupi), Uka(Tahiri), Biçkaj, B. Shala, A. Thaqi(Bajra), Limani, Kryeziu, Syla(Trenava) e V. Berisha.
Deklaruan pas ndeshjes:
Afërditë Fazlija, përzgjedhëse
Pas analizës së lojës së parë ku detektuam lëshimet tona por dhe dobësitë e kundërshtarit , edhe pse edhe në atë lojë ishim më të mirë por munguan golat. Në këtë ndeshje kemi disa ndryshime që kanë të bëjnë me një lojë sulmuese dhe kemi kërkuar të jemi më të shpejtë me fokus mesfushën. Kemi luajtur 4-4-2 por kemi ndërruar edhe taktikë. Mbase fitorja erdhi edhe si pasojë e ambientimit dhe dëshirës dhe vullnetit edhe më të madh të gjithë ekipës.
E kam thënë edhe për ndeshjen parë që luajtëm mirë, por nuk fituam ndërkaq sot mendojë ishim më të mira në çdo aspekt dominuam përmirësuam ato gabime nga ndeshja e parë dhe ia arritëm qëllimit tonë që në Kosovë të kthehemi me fitore.
Angazhimi maksimal, bashkëpunimi ndërmjet reparteve, komunikimi i mirë mes veti sot dhanë frytin e vet. Ishim më të mira e mbizotëruam lojën, bashkëvepruam mirë në mesfushë, patëm mbrojtje të pamposhtur dhe një sulm efikas.
Sikur që ishte një kënaqësi për mua që po startoja prej fillimit në ndeshjen e parë, sot erdhi edhe një kënaqësi e gëzim për mua dhe për ekipin sepse arrita të shënojë gol dhe në fund edhe të fitojmë.
Sa me gëzon fakti që shënova dhe vulosa rezultatin e kësaj ndeshje më shumë me gëzon fitorja e Kombëtares dhe natyrisht është mirë kur ke kontribuar edhe me një gol. Luajtëm më mirë dhe me përgjegjësi më të madhe.
Të tjera
-
Adri Nurellari vlerëson lart kandidaturën e Betim Gjoshit për deputet
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit e Kadri Veseli, profesori nga Tirana, Adri Nu...
-
Dervishaj: Sakrifica e veteranëve do të mbetet gjithmonë frymëzim për brezat e ardhshëm
Në kuadër të Ditës së Veteranit, kandidati për deputet nga PDK-ja, Shahin Der...
-
Sot u ngrit aktakuza e dytë ndaj Nagip Krasniqit, Kurti e mbron fuqishëm: Ai i ka çmendur me suksese kundërshtarët
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish kryeshefit të KEK’ut, ...
-
Kurti: E kam menduar vizitën në Hagë, por faktori kryesor që më ka ndaluar është se duhen plotësuar shumë formularë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për emisionin RTK PRIM...
-
Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti: Partnerët tanë nuk po duan ta fajësojnë Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për qeverisjen e tij katërvjeça...
-
Punonjësit e policisë në Shqipëri shpërblehen me 100 euro për festat e fundvitit
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas mbledhjes së sotme të qeverisë deklaroi...
-
“Veç sa e falem jacinë bashkë”, Fatmir Latifaj tregon kush është viktima në Shipol, ishte duke u kthyer nga xhamia kur u godit
Një person me bicikletë është goditur nga një veturë para pak minutash në Shi...
-
Dita e Veteranit, kandidati për deputet, Shahin Dervishaj, merr pjesë në takimin me veteranët e Skenderajt
Kandidati për deputet nga PDK-ja, afaristi, Shahin Dervishaj, ka marrë pjesë ...
-
Serbi: Dënohen prindërit e një nxënësi që vrau 10 veta në një shkollë në Beograd
Një gjykatë në Serbi dënoi të hënën prindërit e një të riu, i cili vitin e ka...
-
Gjobë dhe konfiskim i patentë shoferit ndaj dy shoferëve që kryen gara të jashtëligjshme në Mitrovicë
Policia e Kosovës në Mitrovicë ka identifikuar dhe marrë masa ndaj dy shoferë...
-
Hamza me premtime në Ditën e Veteranit: Rriten 50 % përfitimet e të gjitha kategorive të luftës
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka uruar Ditën e ...
-
Koreja e Jugut urdhëron inspektim të linjave ajrore pas aksidentit të rëndë
Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi të hënën një in...