Sport

Tritoli në banesën e Armand Dukës, reagojnë Basha dhe Meta

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 24 January 2022

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas shpërthimit me tritol në banesën e Armand Dukës në Durrës. Basha thotë se zhvillimet rreth FSHF-së tregojnë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim ka zaptimin me çdo mjet.

Ai thekson se strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka

“Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni.

-Advertisement-

Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka duhet të ndërpritet me urgjencë dhe drejtësia të mos qëndrojë duarkryq”, shkruan Basha.

Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta. Ai u bën thirrje institucioneve që të zbardhin me transparencë këtë ngjarje të rëndë.

“Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.

Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve”, shprehet Meta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera