Lajme

“Trepça” njofton se po mobilizohet për stabilizim dhe rimëkëmbje

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 28 August 2024

Ndërmarrja “Trepça” ka thënë se vendimi i menaxhmentit për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme afariste në dy njësi biznesore të ndërmarrjes — minierat me flotacion Trepça-Stantërg dhe Kishnicë-Artanë, po tentohet të mobilizohen të gjitha kapacitetet për të stabilizuar gjendjen operative dhe financiare të ndërmarrjes.

Sipas njoftimit thuhet Trepça po mobilizohet për stabilizim dhe rimëkëmbje.

“Vendimi parasheh mobilizimin e të gjitha kapaciteteve për të stabilizuar gjendjen operative dhe financiare të ndërmarrjes. Gjatë pjesës së mbetur të vitit, ndërmarrja synon rritjen e prodhimit dhe kufizimin e shpenzimeve sipas një plani të veprimit të miratuar nga Bordi Mbikëqyrës”.

-Advertisement-

Në njoftim thuhet se për këtë qëllim janë intensifikuar punët në minierë dhe flotacion dhe janë pezulluar pushimet vjetore për muajt shtator–nëntor.

“Rikujtojmë se ndërmarrja është përballur sivjet me vështirësi financiare dhe operative, ndërkohë që rrezikohet nga përmbarimi i borxheve të trashëguara në vlerë prej mbi 3 milionë euro. Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mbi 8 milionë euro për ta mbështetur ndërmarrjen gjatë vitit 2024”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera