Sport

Trepça ’89 ndal Dritën, Drenica dhe Besa ndahen në paqe

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 20 February 2021

Kanë përfunduar të dy takimet që u zhvilluan në kuadër të xhiros së 20-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në Gjilan, Drita u mposht nga Trepça ’89, me rezultat 2-1.

Golat për mysafirët i shënuan Zeki Ademi dhe Adenis Shala, kurse për vendasit realizoi sulmuesi, Kastriot Rexha.

-Advertisement-

Kurse në Skenderaj, Drenica dhe Besa e Pejës u ndan baras, pa gola.

Pas kësaj humbje Drita vazhdon të mbaj kreun e tabelës me 44 pikë, Trepça ’89 në vendin e gjashtë me 25 pikë, Drenica mbetet në pozitën e nëntë me 19 sosh, kurse Besa e fundit me vetëm gjashtë pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera