Sport

Trent Aleksandër-Arnold drejt Realit, Perez e bindi duke i dyfishuar pagën

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 24 October 2024

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Trent Aleksandër-Arnold nuk do të rinovojë me Liverpulin dhe shumë shpejt pritet që të lajmërojë marrëveshjen me Realin e Madridit.

26-vjëçari duket se nuk do të rinovojë kontratën me Liverpul dhe pritet që të në verë të largohet me parametra zero duke i shkaktuar një dëm të konsiderueeshëm ekipit të “Anfield Road”.

Sipas shtypit spanjoll anglezi është kontaktuar nga Reali kohë më parë dhe Florentino Perez e ka bindur që të mos rinovojë me skuadrën e tij aktuale duke i premtuar një pagë të majme në “Santiago Bernabeu”. Aktualisht 26-vjeçari përfiton 9-10 milionë euro në vit ndërsa me transferimin në Spanjë kjo shumë do të jetë deri në 18 milionë euro deri në sezonin 2029/30.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera