Lajme

Tre turistë çekë u bllokuan në malin e Jezercës, shpëtohen me helikopter

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 08 May 2023

Ditën e sotme tre turistë çekë janë shpëtuar me helikopter pasi mbetën të bllokuar në malin e Jezercës.

Ndërkohë lajmi u bë i ditur nga  ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, me një postim në Facebook, ku bën të ditur edhe gjendjen e tyre shëndetësore.

“Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës. 3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR”, shkruan ministri i Mbrojtjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera