Tre të arrestuar për grabitje në këtë komunë të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 11 February 2018
Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka pranuar informatën se rreth orës 23:00, në fshatin Malësi e Re, tre të dyshuar kishin hyrë në një shtëpi për të vjedhur mirëpo ishin vërejtur nga vëllai i pronarit të shtëpisë ndërkaq hajdutët kishin kërcyer nga ballkoni i shtëpisë dhe e kishin sulmuar të njëjtin.
Sipas PK-së, gjatë sulmit ia marrin edhe portofolin me dokumente personale dhe 120 euro.
Hetues policorë që ishin në detyrë i janë përgjigjur rastit dhe pas një pune operative taktike në terren dhe në bashkëpunim me qytetarët e fshatit janë ndaluar të dyshuarit të cilët po përdornin një automjet të llojit “Ford” me targa të Shqipërisë.
“Pas arrestimit, të dyshuarit: F.L; J.J dhe A.B janë dërguar në stacion për intervistë. Gjatë kontrollit të automjetit, në prani të avokatit mbrojtës, janë gjetur dhe sekuestruar gjësende të ndryshme të vjedhura: pajisje amvisërie, bizhuteri dhe një sasi e substancës narkotike. Ndër gjësendet e gjetura është edhe portofoli me dokumente personale të viktimës nga Malësia e Re.
Të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit policor”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, dje në orët e hershme të mëngjesit, në vazhdën e parandalimit, hetimit të veprave penale dhe sekuestrimit të gjësendeve të kundërligjshme, në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit dhe gjykatën kompetente, hetues rajonalë të mbështetur edhe me njësite tjera policore kanë zbatuar një plan operativ i cili ka pasur për detyrë të kontrolloj tri lokacione hoteliere që punonin gjatë orëve të natës.
Gjatë kontrollit të ushtruar janë legjitimuar të gjithë personat e pranishëm. Janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë; 16 gramë kokainë dhe në dy raste të ndryshme sasi të vogla të marihuanës.
Për të gjitha këto gjetje është informuar prokurori i shtetit.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...