Lajme

Tre persona të zhdukur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 05 November 2022

Tre persona janë raportuar të zhdukur në vende të ndryshme të Kosovës.

Në Prizren një baba ka raportuar në polici se djali i tij është larguar nga shtëpia që një javë dhe nuk e di se ku ndodhet ai.

“Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 27.10.2022–19:34. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Ndërkaq, në Pejë një burrë ka raportuar se bashkëshortja i është larguar nga shtëpia të hënën dhe se nuk e di vendndodhjen e saj.

Në Ferizaj, një djalë raportoi se vëllai është larguar nga shtëpia të premten rreth orës 17 e 20.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera