Auto&Tech

Tre ofertat e reja që e përforcojnë Mini Cooperin JCW (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 16 May 2017

Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, B&B Automobiltechnik, ka zgjeruar ofertën e saj duke ofruar tre paketa të reja për modifikimin e Mini John Cooper Works JCW, i cili fabrikisht është me kapacitet prej 231 kuajfuqi.

Paketa e parë përfshinë përforcimin e motorit në 260 kuajfuqi, e dyta në 272 dhe e treta në 310 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Versioni më i fuqishëm, me 310 kuajfuqi, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5,4 sekonda dhe atë maksimale deri në 280 km/h.

-Advertisement-

B&B Automobiltechnik për këtë Mini John Cooper Works JCW, ofron edhe set të ri të rrotave, amortizatorët me ajër sportiv, si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera