Rozë

Travis Scott, një i dashur xheloz

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 11 July 2017

Duket se Travis Scott është një i dashur xheloz dhe shumë protektiv. Reperi ka performuar në “Wireless Festival” në Londër, fundjavën që lamë pas, ku kanë performuar edhe ish-i dashuri i Kylie Jenner, Tyga.

Travis ka kërkuar që oraret të organizohen në mënyrë të tillë që e dashura e tij të mos ketë mundësinë në asnjë moment të përballet me Tyga-n.

Kylie fluturoi drejt Londrës, për të mbështetur Travis dhe u shoqërua nga motra Kendall dhe shoqja Bella Hadid.

-Advertisement-

Mesa duket, Travis Scott është shqetësuar edhe për këtë të fundit, duke kërkuar sërish që oraret  e performancave të organizohen në mënyrë që Bella Hadid, të mos kishte mundësi të përballej me ish-të dashurin e saj, “The Weekend”, i cili do të ishte një nga performuesit.

Tashmë jemi mësuar, sa herë përmendet një nga vajzat e familjes Kardashian Jenner, do të këtë patjetër drama në mes! 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera