Sport

Transferimet që mund të ndodhin në verë te Reali

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 25 March 2018

Edhe pse ende është duke luftuar për Ligën e Kampionëve, Real Madridi është duke e planifikuar një ndryshim masiv të skuadrës në verë, veçanërisht në pesë pozita të caktuara.

Real Madridi është duke e planifikuar edhe një ofensivë tjetër në Ligën e Kampionëve. Kjo garë është e gjitha që i ka mbetur për të luftuar dhe është në pozitë të mirë për ta bërë këtë, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Klubi, megjithatë, është duke menduar për sezonin e ardhshëm tanimë dhe ka nisur t’i bëjë planet për zonat problematike në fushë. Edhe pse klubi vuri bast në shumë të rinj duke i sjellë në skuadër verën e kaluar me shpresë se do luanin më shumë minuta, si Achraf Hakimi, Marcos Llorente, Jesus Vallejo, Dani Ceballos dhe Borja Mayoral, disa prej tyre do të duhet të largohen.

-Advertisement-

Plani, i cili është duke u përpiluar bashkë me ndihmën e Zinedine Zidane edhe pse ai nuk ka garantuar se do të vazhdojë të jetë në stolin e trajnerin edhe sezonin e ardhshëm, do të fokusohet në një mbrojtës të krahut të djathtë, një qendërmbrojtës, një mesfushor, një anësor dhe një numër 9. Francezi vazhdon ta mbështesë Keylor Navasin, i cili ia ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë.

Opsionet e mundshme për mbrojtës: Objektiv i Realit është Álvaro Odriozola nga Real Sociedad, i cili ka klauzolë lirimi €40 milionë.

Opsionet e mundshme për mesfushor: Julian Weigl (Borussia Dortmund), Emre Can (Liverpool) apo Leandro Paredes (Zenit).

Opsionet për numër 9: Robert Lewandowski (Bayern Munich), Timo Werner (Leipzig) apo Harry Kane (Tottenham).

Opsionet për anësor: Neymar (PSG), Salah (Liverpool) apo Eden Hazard (Chelsea).

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera