Trajneri i Kosovës suspendohet pasi bëri për spital gjyqtarët
Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 21 July 2018
Trajneri i Përfaqësueses U-16 të Kosovës në basketboll (meshkujt), Muhamed Thaçi, është suspenduar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) një ditë pasi sulmoi tre gjyqtarë të basketbollit, të cilët u desh të kërkojnë ndihmën mjekësore në spital.
Njëri prej gjyqtarëve, Daut Mehmeti, e ka pësuar më rëndë, derisa dy të tjerët Elldin Uglari dhe Atdhe Gocaj, më lehtë, shkruan sot Koha Ditore.
Thaçi, një ish-lojtar i shquar tash trajner, u arrestua menjëherë nga policia pas sulmit fizik që bëri të enjten mbrëma ndaj tre gjyqtarëve në miqësoren ndërmjet Kosovës (U16) dhe Maqedonisë (U16), të luajtur në Pallatin e Sporteve në Prishtinë. Sulmi fizik ndodhi pas përfundimit të ndeshjes, ku Kosova e drejtuar nga Thaçi pësoi humbje të thellë.
Në “ndihmë” të Thaçit për të sulmuar gjyqtarët, gazeta mëson se i erdhën edhe dy familjarë të tij, të cilët po ashtu u shoqëruan në Polici. Por që të tre janë liruar me procedurë të rregullt pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit.
Të tjera
-
Jep dorëheqje zëvendëskryeministrja e dytë e Spanjës, pas zhgënjimit nga rezultatet e zgjedhjeve në BE
Zëvendëskryeministrja e dytë e Spanjës dhe Ministrja e Punës, Yolanda Diaz, k...
-
Në Prishtinë mbahet samiti “Ballkani Perëndimor 2024”, merr pjesë Robertson dhe Renzi
Sot në Prishtinë do të mbahet samiti “The Western Ballkans 2024” (Ballkani Pe...
-
Lëvizja FOL organizon konferencën “Sfidat e zbatimit të Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”
Lëvizja FOL sot organizon konferencën “Sfidat e zbatimit të Ligjit për përgje...
-
Mblidhen dy komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen dy komisione. Komisioni për Ekonomi...
-
Maqedonci: Më 13 qershor Kosova bëhet pjesë e koalicionit për deminimin e Ukrainës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se më 13 qershor, Kosova do të ...
-
Adnan Merovci: Rugova kurrë s’ka thënë se UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë
Dje janë bërë 25 vjet nga marrëveshja e Kumanovës e cilat parashihte ndaljen ...
-
Moti me diell dhe pjesërisht i vranët
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashikohet m...
-
Ministri Maqedonci jep detaje për dronët Bayraktar: Janë dy grupe të trajnuara për përdorim
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka dhënë detaje lidhur me dro...
-
A po e refuzon Kurti-Ramën apo Edi-Albinin?
Shkruan: Shenoll Muharremi A është Edi Rama apo Albin Kurti ai që e refuzo...
-
Arrin në “Adem Jashari” shpëtimtari i Kosovës, ish-ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar gjatë luftës
Ish ministri i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, tashmë Lordi, George Rober...
-
Tony Blair sot takoi pesë djem të rinj kosovarë që mbajnë emrin e tij
Ish-kryeministri britanik Tony Blair, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka tak...
-
Konferenca e LDK’së për Rugovën ku ishte Edi Rama i pengon Dimal Bashës, e bën një reagim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar për konferencën e L...