Sport

Trajneri i Kosovës flet për miqësoren me Shqipërinë, ja çfarë thotë

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 28 May 2018
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp para vëllazërores me Shqipërinë, këmbënguli në faktin se për ekipin e tij është një mundësi e mirë për të provuar futbollistët e rinj, në kuadër të ndërtimit të një grupi konkurrues për Nations League.
Sfidë brenda familjes: “Është një ndeshje e veçantë, sepse është brenda familjes, vëllai i vogël përballë vëllait të madh. Do të luajmë me një skuadër të fortë dhe për ne është shumë e rëndësishme për përgatitjet për Nations League.”

Eksperienca e Shqipërisë: “Shqipëria është me shumë përvojë, ka marrë pjesë në Europian. Ne do të mësojmë shumë në këtë miqësore, sigurisht nëse do të kemi motivimin e duhur përballë një kundërshtari të fortë. Mavraj ndoshta ka më shumë ndeshje ndërkombëtare sesa e gjithë skuadra ime, përjashtojmë në këtë rast Ujkanin. Do të jetë një sfidë e madhe për ne.”

Mungesat dhe rezultati: “Valon Berisha apo Paçarada, Kryeziu dhe Voca… janë mungesa që më hapin probleme, por do t’i zëvendësojmë me lojtarë cilësorë të U-21. Duhet t’u japim eksperiencë lojtarëve të rinj, është një test shumë i rëndësishëm për të ardhmen. E di që njerëzit në Shqipëri dhe Kosovë duan vetëm fitore, por si trajner duhet të mendoj përtej fitores, pra për të ardhmen. Kjo miqësore ëhstë zgjidhja më e mirë për të aktivizuar lojtarë të rinj.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera