Sport

Trajneri i Werder Bremenit me fjalë të mëdha për Milot Rashicën

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 03 February 2021

Werder Bremeni mbrëmë mposhti Furthin me rezultat 2-0, në kuadër të DFB – Pokal, shkruan Gazeta inFokus.

Nga minuta e parë në këtë përballje u inkuadrua edhe futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Vushtrriasi arriti të bënte paraqitje mjaft të mirë, duke i lënë kështu mbresa trajnerit, Florian Kohfeldt, i cili pas ndeshjes ka thënë se pret shumë nga 24 vjeçari.

-Advertisement-

“Jam më se i bindur se Miloti do të luajë shkëlqyeshëm në pjesën e dytë të këtij sezoni”, ka insistuar Kohfeldt. “Mund të them se jam shumë i lumtur që Miloti do të jetë me ne dhe pres shumë prej tij sepse ka filluar të kthehet në formën më të mirë”, ka deklaruar Kohfeldt.

Kujtojmë që Rashica ka kontratë me Werderin deri në fund të këtij sezoni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera