Trajneri i mirënjohur kosovar: E kam pritur humbjen nga Suedia, sepse Challandes nuk ka çka t’i jap më shumë Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 09 October 2021
Kosova dëshpëroi me lojën e saj të shtunën mbrëma, pasi pësoi disfatë në udhëtim te Suedia me rezultat 3-0, në takimin e vlefshëm për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.
‘Dardanët’ nuk arritën t’i bënin ballë suedezëve, duke pësuar kështu humbjen e katërt në gjashtë ndeshjet e Grupit B.
Paraqitjen e Kosovës ndaj Suedisë për Gazetën inFokus e ka analizuar trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani.
Tekniku prishtinas ka thënë se e ka pritur këtë disfatë të ‘Dardanëve’, pasi nuk beson më që trajneri Challandes mund ti jap diçka më shumë Kosovës.
“E kisha parashikuar që do të jetë ndeshje e vështirë kuptohet, por edhe që do të pësonim humbje, sepse thjeshtë nuk besoj që ky trajner mund ti jap Kosovës diçka më shumë”, tha fillimisht Tovërlan.
Me pas ai u shpreh se Kosova luajti siç deshën suedezët, duke shtuar se mesfusha ishte inegzistente dhe se ‘Dardanëve’ po i mungon një sulmues qendror që mund ta dirigjoj lojën.
“Luajtëm siç deshën suedezet! Ne pjesën e parë na bënë presionin në zonën tonë dhe nuk na lanë te dalim para. Ne pjesën e dytë pas avancimit të tyre, taktikisht na lanë të luajmë dhe shfrytëzuan hapësirat të cilat krijoheshin në radhët tona. Mesfusha jonë gati inekzistente, sidomos në fazën e sulmit na mungon një lojtar qendror që mund ta dirigjojë lojën dhe ketë nuk e kemi. Nuk është tragjike humbja nga Suedia, por ajo që në horizont nuk po shoh dritë me strategjitë e skelektorit’’, deklaroi Afrim Tovërlani për Gazetën inFokus.
Ndeshjen e radhës kombëtarja e Kosovës e luan të martën mbrëma ndaj Gjeorgjisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...