Sport

Trajneri i Milanit: Synimi është Liga e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 15 December 2020

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka treguar se qëllimi i klubit të tij këtë edicion është kuafilikimi në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta inFokus.

Ibrahimovic kishte deklaruar se ‘Rossonerët’ duhet të mendojnë të fitojnë titullin në Serie A, kurse Pioli tha se qëllimi kryesor mbetet Liga e Kampionëve.

“Zlatan ka të drejtë të mendojë në këtë mënyrë, ndoshta edhe lojtarët e tjerë, por realiteti është se ne nuk kemi qenë në Ligën e Kampionëve për vite me radhë. Ne duam të përmirësojmë atë që bëmë sezonin e kaluar dhe ta sjellim Milanin atje ku meritojmë të jemi”.

-Advertisement-

Milani këtë sezon ë ka nisur mjaft mirë, pasi me 27 pikë të arkëtuara mban pozitën e parë në tabelë.

Pioli ka drejtuar Milanin në 52 ndeshje deri me tani dhe ka humbur vetëm shtatë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera