Sport

Trajneri i Dritës tregon se ku dhe kur do të testohen për koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 13 September 2020

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, të enjten mbrëma do të luaj si mysafire e Sileksit të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të rundit të dytë kualifikues për Ligën e Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Para kësaj ndeshjes stafi dhe futbollistët e klubit nga Gjilani do të testohen për koronvirus.

Lidhur më këtë trajneri i kësaj skuadre, Ardian Nuhiu, për ‘Sportin Total’ në KTV ka thënë se nesër klubi do ti kryej testet për ‘Covid-19’ në Shqipëri, ndërsa të mërkurën do të udhëtojnë për në Maqedoni.

-Advertisement-

“Nesër kemi testet në Shqipëri, te martën kthehemi në Kosovë, te mërkurën ikim në Maqedoni, ku në mbrëmje kemi një stërvitje para ndeshjes d.m.th. te mërkurën kemi një stërvitje dhe te enjten na pret ndeshja”, deklaroi Nuhiu.

Përballja ndërmjet Sileksit dhe Dritës do të zhvillohet me 17 shtator në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 20:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera