Sport

Trajneri i Drenicës pas humbjes nga Prishtina: Në fushë më borë topi duhet të jetë i kuq

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 13 February 2021

Drenica u mposht nga Prishtina me rezultat 3-0, në kaudër të javës së 19-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i ‘kuqezinjëve’, Bledar Devolli, duke thënë se në fushë me borë topi duhet të jetë i kuq.

“Une e di që në rregullore në fushën me borë do të duhet të ishte topi i kuq, fusha ishte edhe ngrirë e cila e pamundësonte zhvillimin e ndeshjes dhe për tu zhvilluar ndeshje është dashur të ishte borë e shkrirë për të mos pasur lëndime të futbollistve, pasi ne kemi investuar shumë në këta futbollistë”, ka thënë Devolli për Art Sport.

-Advertisement-

Pas kësaj humbje Drenica gjendet në pozitën e nëntë me 19 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera