Trajneri i Dritës: Po përgatisim padi për lajmin e rrejshëm për blerjen e lojës
Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 23 April 2018
Trajneri i Dritës, Bekim Isufi ka mohuar kategorikisht akuzat se ekipi i tij ka blerë ndeshjen e sotme kundër Llapit.
Në “Sportin Total” në KTV, Isufi ka thënë se ishin shokuar nga lajmi i sotëm, përderisa ka konfirmuar se pas ndeshjes kanë përgatitur padinë për lajmin, siç e quan ai, të rrejshëm.
Ai thotë se, “është dashur që të flitet për rrjedhën e kampionatit. Duke ditur ekipin e fortë të Llapit dhe ecurinë e mirë, por hidhet një lajm që dilet prej kurrkahit. Kjo ka ndikuar te të dy taborret por sidomos te llapjanët”.
Isufi thotë se e ka parë lajmin para fillimit të ndeshjes dhe sigurisht se ka krijuar shqetësim.
“I pash lajmin para ndeshjes dhe sigurisht se krijoi shqetësim, por nuk ka asgjë të vërtetë aty. Kjo na ka prekur shumë edhe pse ne e kemi marrë qetë”, është shprehur ai.
LEXO EDHE: Batatina: Më parë e shuaj klubin se sa shes lojë
Sipas Isufit jo vetëm që janë dëmtuar klubet, por janë rrezikuar edhe lojtarët në fushë.
“Pas ndeshjes janë marrë të gjitha procedurat. Ne kemi përgatitur padi, dhe kemi angazhuar avokatin që do të fillojë procesin për të marrë masat ndaj portalit në fjalë. Jo vetëm që është dëmtuar Llapi por është rrezikuar edhe jeta e lojtarëve, dhe kontributi i madh që Llapi ka bërë që të sjellë gjithë atë tifozeri në stadium. Edhe FFK-ja duhet të marrë masa për këtë. Duhet të parandalohen këto dukuri, kur nuk ka fakte”, shprehet Isufi.
Ai thotë se është e lehtë të krijohet në grup në telefon.
“Mund ta marrim një telefon dhe të krijojmë një grup. Por, nëse ne kishim humbur lojën edhe ne kishim qenë pre e këtyre akuzimeve. Imazhi ynë është dëmtuar, si trajnerë e si familjarë por edhe e klubeve dhe atyre që po investojnë në futboll nga një portal po përpiqet të dezinformojë”, ka thënë ai.
Drita ka fituar pikët e plota ndaj Llapit, 1-3, por ndeshja ishte ndërprerë dy herë për shkak të tifozëve vendas që kanë akuzuar ekipin e tyre se kanë shitur lojën.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...