Lajme

Trajkoviq: Kosova fitoi në marrëveshjen për dokumente – Kurti s’do të bëjë kompromis

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 28 August 2022

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se Kosova është fituese e padiskutueshme në marrëveshjen e 27 gushtit për dokumente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj, ekipi i Serbisë ka dështuar që ta kushtëzojë marrëveshjen për dokumente me themelimin e Asociaiconit të Komunave Serbe.

“Kurti është i inkurajuar dhe nuk do të jetë edhe më i gatshëm për kompromis. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë ata që kanë për qëllim një Kosovë multietnike”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

-Advertisement-

Marrëveshja për dokumente është arritur, por jo ende ajo për targa.

Nga bashkësia ndërkombëtare janë shprehur optimist që edhe ajo mund të arrihet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera