Sport

Tragjike: Vdes sportistja 21-vjeçare, u godit nga vetura gjatë stërvitjes

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 09 November 2021

Çiklistja, Desiet Kidane Tekeste ka humbur jetën në moshën 21-vjeçare, si pasojë e goditjes nga vetura në stërvitje.

Lajmi për vdekjen e Kidane ka tronditur botën e çiklizmit dhe akoma më shumë Bashkimin Ndërkombëtar të Çiklizmit, pasi e ndjera ishte pjesë e grupit që stërvitet në Qendrën Botërore të Çiklizmit, në ambientet që UCI ka në selinë e tij, në Aigle (Zvicër).

“Me buzëqeshjen e saj të përhershme, dashamirësinë, respektin dhe pasionin e thellë për çiklizmin, Desiet Kidane Tekeste ishte një nga talentet tona të reja që do të na mungojë shumë. Mendimet tona shkojnë tek familja e saj, miqtë dhe shokët e skuadrës dhe trajnerët e Qendrës Botërore të Çiklizmit në këto momente tragjike”, shkruhet në deklaratën e UCI.

-Advertisement-

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera