Lajme

Tragjedia në Turqi, Kurti shpreh ngushëllime për minatorët

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 15 October 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime Turqisë dhe familjeve të minatorëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Amasra pas shpërthimit në një minierë qymyri në provincën Bartin, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Zyrës së Kryeministrit Kurti ka shkruar se “mendimet dhe lutjet tona janë me ju”.

41 persona vdiqën pas një shpërthimi në një minierë qymyri në veri të Turqisë, tha presidenti Reccep Tayyip Erdogan.

-Advertisement-

Ministri i brendshëm tha se 58 persona që punonin në minierë kur shpërtheu shpërthimi u shpëtuan ose dolën vetë.

Suleyman Soylu tha se 10 persona u dërguan në spital dhe një u lirua, raporton BBC.

Rreth 110 njerëz ishin në minierë në kohën e shpërthimit të së premtes, pothuajse gjysma e tyre në më shumë se 300 metra thellësi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera