Lajme

“Pastrimi” u bën thirrje qytetarëve të paguajnë faturat e mbeturinave: Është detyrim ligjor

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 10 June 2025

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” u ka bërë thirrje qytetarëve të Komunës së Prishtinës që të paguajnë faturat për shërbimit e grumbullimit të mbeturinave.

Për këtë thirrje, “Pastrimi” i është referuar Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, për të cilën Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Komunës për pezullim të saj.

“Kjo nënkupton se pagesa e faturave për shërbimin e mbeturinave është detyrim ligjor për të gjithë qytetarët. Pagesat e rregullta mundësojnë ofrimin e një shërbimi më të mirë, më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm në kryeqytet”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Pagesat mund të realizohen edhe online përmes platformës zyrtare e-Kosova, si dhe në sportelet e kompanisë. Në të kundërtën, janë paralajmëruar masa.

“Ftojmë konsumatorët që të kryejnë pagesat në kohë dhe të shmangin procedurat administrative apo ligjore që mund të ndërmerren në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera