Lajme

Tragjedia në Drenas, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit që humbi djalin 15 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 14 April 2021

Janë bërë 10 ditë që kur Bekim Muja ndodhet në Mjekim Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Muja pati marrë lëndime të rënda trupore në tragjedinë që ndodhi në fshatin Gradicë të Drenasit mbrëmjen e 5 prillit , ku i vdekur mbeti djali  i tij 15 vjeçar.

Jusuf Buxhovi “qorton” mediat, për hapsirën që po i jepet Shefqet Krasniqit!

-Advertisement-

Drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, thotë se gjendja e tij shëndetësore edhe më tej vazhdon të jetë e rëndë.

“Gjendja e tij e përgjithshme ende është shumë e rëndë, ka gjendje shëndetësore të njejtë. Pacienti ka dëmtime të mëdha në regjionin e kokës”, ka thënë Shaqir Uka për IndeksOnline.

Për vrasjen e të miturit dhe plagosjen e babait të tij, në paraburgim po mbahen dy persona, babë e djalë, njëri 54 vjeç e tjetri 19.

Rasti është hapur si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera