Lajme

Tragjedia me 46 të vdekur në Bullgari: 50 pasagjerët që ndodheshin në autobus janë shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 23 November 2021

Së paku 46 persona kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur në një autostradë në jug të Sofjes së Bullgarisë.

Shefi i Policisë Kombëtare të Bullgarisë, Stanimir Stanev, ka thënë se nga 50 pasagjerë që ndodheshin në autobusë kanë qenë me kombësi shqiptare, raporton Deutsche Welle, transmeton Klankosova.tv.

“Sipas informacioneve të para 52 pasagjerë ishin duke udhëtuar me autobusë, përfshirë dy shoferë me kombësi maqedone dhe 50 pasagjerë me kombësi shqiptare”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Edhe nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bullgari kanë konfirmuar për bTV se shumica e pasagjerëve në autobusë ishin nga Maqedonia e Veriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera