Lajme

Tragjedi në Teksas, shoferi përplas për vdekje 7 kalimtarë

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 07 May 2023

Mediat lokale njoftuan se shtatë persona humbën jetën pasi u pëplasën nga një automjet, në qytetin Brounsvij, në Teksas.

Autoritetet arrestuan autorin e dyshuar të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi pranë qendrës “Ozanam”, një strehë për migrantët dhe të pastrehët, njoftuan dy media lokale që citonin oficerin e rajonit policor të Brounsvijit, Martin Sandoval.

-Advertisement-

Gjatë një interviste me Fox News ai tha se mes viktimave ishin disa emigrantë.

“Po kryejmë një hetim nëse ai ishte në gjendje të dehur kur ndodhi aksidenti”, tha zoti Sandoval.

Brounsviji pritet të jetë mes qyteteve që do të përballet me fluks migrantësh, prej kësaj të enjteje, kur skadon urdhri i njohur si “Titulli 42” që u refuzonte migrantëve azilin si një masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19./VOA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera