Lajme

Tragjedi në Itali: Vdesin në aksident një 22 vjeçare dhe 3 fëmijë shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 31 October 2022

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Parma të Italisë.

Katër persona, të gjithë shqiptarë, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mediat shkruajnë se ka mbetur i plagosur edhe 1 person tjetër, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

-Advertisement-

Identiteti i viktimave nuk është bërë me dije, por mësohet se ata janë të moshave 22 vjeç, 12 vjeç, 8 vjeç dhe më i vogli, 2 vjeç.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, shoferi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë ishte partneri i 22-vjeçares. Ata ishin prindër të fëmijës 2-vjeçar.

Të tjera media shkruajnë se dy fëmijët e tjerë, 8-vjeçari dhe 12-vjeçari që ndërruan jetë, ishin vëllezërit e 22-vjeçares.

4 viktimat dhe i plagosuri po udhëtonin me një makinë tip “Fiat Stilo”.

Por rrugës drejt Parmës, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtëpi të pabanuar.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë. Megjithatë si pasojë e përplasjes dëmtimet ishin shumë të rënda.

Makina u shkatërrua pothuajse e gjitha, ndërsa të gjithë fëmijët dhe gruaja nuk mundën t’i mbijetojnë dot plagëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera