Lajme

TRAGJEDI: Humbin jetën 3 persona nga aksidenti

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 31 August 2022

Aksidentet rrugore kanë përgjakur rrugët e Shqipërisë këtë të mërkurë. Dita ka nisur me 4 aksidente brenda pak orësh ndërsa kanë humbur jetën 3 persona.

Në orët e para të mëngjesit një makinë në Tiranë ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese, duke përplasur një vajzë të re e cila qëndronte në oborrin e shtëpisë së saj.

Për pasojë, 25-vjeçarja Marjana Seitaj pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua në spital. Fatkeqësisht, ndërroi jetë për shkak të plagëve që kishte pësuar nga përplasja me automjet. Drejtuesi i mjetit, Sajmir Thaçi 40 vjeç i cili humbi kontrollin mbi makinën tip Audi dhe përfundoi në oborrin e shtëpisë, u arrestua nga policia.

-Advertisement-

Sipas informacioneve policore, drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e drogës. Ai drejtonte makinën me shpejtësi edhe pse rruga nuk ishte e shtruar me asfalt.  E reja që ka ndërruar jetë mësohet se ishte martuar javët e fundit.

Disa minuta më vonë një tjetër viktimë është shënuar në rrugën Levan-Tepelene në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, shkruan Express. Një 75-vjeçar, banues në Cakran, Fier u përplas për vdekje nga një makinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera