Sport

Totti rikthehet në “shkollë”: Tani që jam 40 vjeçar…

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 19 September 2017

Francesco Totti prej dy muajsh ka filluar një karrierë të re, atë të drejtuesit te klubi i Romës duke qenë pjesë e sektorit teknik të klubit.

Por dëshira e ish-sulmuesit të Romës dhe Italisë është që në një të ardhme jo shumë të largët, t’u kalojë dijet e tij për atë që ndodh në fushën e lojës të rinjve.

Ndaj Toti është regjistruar në kursin UEFA B të federatës italiane për të marrë njohuritë kryesore që i duhen një trajneri për drejtimin në futbollin amator dhe kampionatet e të rinjve.

-Advertisement-

Sigurisht, kthimi në “shkollë”, nuk mund të kalonte pa një batutë nga ish-sulmuesi i cili është bërë i famshëm edhe me “barsoletat” që ka prodhuar duke qenë shpesh përfaqësuesi i denjë i stereotipit të futbollistit brilant në fushë, por jo edhe aq shumë kur bëhej fjalë për jetën jashtë saj.

“Më duhet të mësoj tani që u bëra 40 vjeç”, ishin fjalët e para me të cilat Totti është prezantuar para shokëve të tjerë të kursit, i shoqëruar me të qeshura. Fillimi i mbarë, gjysma e punës…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera