Sport

Totti kthehet për derbi, ka një mesazh për Romën para duelit me Lazion

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 18 November 2017
Franceasco Totti ka publikuar një mesazh të mbështetjes për Romën para derbit me Lazion, sonte nga ora 18:00.
Roma – Lazio, për herë të parë pas 25 vitesh, derbi i qytetit do të zhvillohet pa Francesco Tottin.

Ish kapiteni i Romës është pensionuar nga futbolli.

Por, ai prapë do të jetë prezent në stadiumin Olimpico për ta mbështetur skuadrën e tij. Totti po ashtu ka publikuar një mesazh të mbështetjes për Romën para derbit me Lazion, sonte nga ora 18:00.

“Sot do të ndjej një emocion të ri, pas shumë debive në fushë do të kalojë të parin nga një kënd tjetër, ndryshe por prapë interesante”, tha Totti, përcjell “lajmi.net”.

-Advertisement-

“Ajo që nuk ndryshon është dashuria për këto ngjyra. Uroj që derbi sot të jetë një festë për sportin, sportin tim, më të bukurin, atë që e kam dashur gjithmonë dhe nuk do të ndalem kurrë në dashurinë ndaj tij”, theksoi ai.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy