Sport

Totti i del në mbrojtje Di Francescos, tregon formacionin e duhur

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 15 September 2017

Pas largimit të Spalletit, Roma kishte zgjedhur ish-fubollistin e tyre, Eusebio Di Francesco për drejtimin e skuadrës.

Di Francesco cilësohet në Itali si trajner i shkëlqyeshëm dhe një njeri i mirë. Ai nuk merr pjesë në darkë më gazetarë dhe nuk ndjek politikanët.

Kur përfundon punët në Trigoria, kthehet në shtëpi tek familja e tij. Por në fillim të këtij edicioni ka disa kritika për të, pasi humbi 3 pikë me Interin dhe nuk arriti më shumë se një pikë ndaj Atleticos.

-Advertisement-

Ndërkohë, i pari që qëndron në anën e teknikut është legjenda Francesco Totti. Dhe ai nuk e bën këtë për miqësi.

Kapiteni ndjek punën e trajnerit cdo ditë në Trigoria dhe ai kontakton shpesh me të, duke ndarë idet e tij ofensive për stilin e lojës, të cilat tanimë vec po shihen.

Totti është i bindur se formacioni 4-3-3 është i duhuri dhe kur të gjithë lojtarët të jenë në dispozicion do të jetë më e lehtë për Di Francescon për të dëshmuar futbollin që ai praktikon.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy