Sport

Tottenham – Inter, kjo skuadër e fiton ndeshjen (VIDEO)

Autori: Erion Maliqaj 23:02 | 28 November 2018

Tottenhami ka arritur që të mposhtë Interin me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit B të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e fitores për skuadrën angleze e shënoi Christian Eriksen në minutën e 80-të.

Me këtë fitore, Tottenhami ka kaluar në pozitën e dytë me 7-të pikë, sa ka edhe Interi që është i treti.

-Advertisement-

Në këtë grup, Barcelona e ka siguruar kalimin tutje nga pozita e parë, kurse Tottenhami dhe Interi do të luftojnë vendin e dytë në xhiron e fundit. Tottenhami është mysafir i Barcelonës, kurse Interi e pret PSV-në./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera