Kuzhina

Tortë me tri lloje të çokollatës

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 11 December 2017

Përbërësit:

Pjesa me çokollatë të bardhë:

200 g çokollatë të bardhë

-Advertisement-

200 g hopla për ëmbëlsira

1 gotë qaji qumësht

1 xhelatin 10 g

Gjysmë gote uji

Pjesa me çokollatë qumështi:

200 gr çokollatë qumështi

200 g hopla

1 gotë qaji qumësht

1 zhetalinë 10 g

Gjysmë gote uji

Për torte:

2 vezë

5 lugë sheqer

1 vanilë

1 lugë qaji pluhur për pjekje

Gjysmë luge qaji sodë buke

2 lugë gjelle miell

3 lugë gjelle kakao

Përgatitja:

Në gjysmë gote ujë të ftohtë hedhim xhelatinën, e përziejmë dhe e lëmë për pesë minuta. Në një tengjere hedhim qumështin dhe hedhim çokollatën e bardhë kur shkrihet dhe fillon të vlojë, hedhim hoplën, presim të vlojë prap ashtu për dy minuta, e ndalim zjarrin dhe hedhim xhelatinën e përziejmë mirë.

Në një enë plastike në të cilën dëshironi ta hedhni çokollatën e lyeni pak me vaj sipërfaqen e tij pastaj hedhni çokollatën e bardhë dhe e vendosni në frigorifer për dy orë derisa të forcohet.

Pastaj njejtë përgatitet masa edhe me çokollatë të qumështit, dhe hedhet ngadalë mbi pjesën e bardhë, pas dy ore nxirreni nga frigoriferi dhe hedhni edhe pjesën e tretë me çokollatë kuzhine, e pastaj futeni prap në frigorifer për dy orë.

Torta:

Përzieni vet me sheqer dhe sheqer vanilje, hedhni vajin, miellin, kakaon

Përzieni vet me sheqer dhe sheqer vanilje dhe hidhni vajin, miellin, kakaon, pluhurin për pjekje dhe sodën e bukës.

Piqet 180 gradë për 15 minuta. Pasi ftohet e preni rrethin sa është ena me çokollatë dhe e vendosni mbi tre llojet e çokollatës.

Lëreni tërë natën në frigorifer, të nesërmen kthejeni në enë dekoruese.

50 gramë çokollatë kuzhine, 50 gramë çokollatë qumështi dhe gjysmë gote qaji hopla shkrihen në një enë në zjarr të ngadalshëm dhe lyhet e gjithë torta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera