Kuzhina

Tortë me toptha kakao

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 04 December 2017

Përbërësit

6 vezë
100 gr sheqer
30 gr arra te bluara
30 gr miell
½ pluhur për pjekje
KREMI:
1 l qumësht
3 puding vanilje
3 luge miell
250 gr sheqer
250 gr margarin
TOPTHAT E KAKAOS:
200 gr biskota te bluara
200 gr arra te bluara
100 ml lëng portokalli
20 gr kakao
100 gr margarin
GLAZURA:
100 gr çokollatë
200 ml ajkë e embel(hoplla per embelsira)

Hapat

-Advertisement-

1
Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezes.

2
Perzijme te bardhat e vezes ne shkume te forte me sheqerin.

3
Shtojme te verdhat nje nga nje,arrat e bluara,miellin e perzier me pluhurin per pjekje

4
Masen e perziejme mire dhe qesim ne kallep te mbuluar ma leter per pjekje 28cm.

5
Pjekim ne 160 grade per 50 minuta.

6
Pasi te ftohet pandispanja e presim ne dy shtresa horizontalisht. (qe mos te ngrihet vetem mesi i pandispanjes,letren e qesim vetem ne fund kurse pjeset anesore nuk i lyejme dhe nuk i mbulojme me leter per pjekje,keshille per te gjitha pandispanjat)

7
Per kremin ndajm pak qumesht te ftohet,tretim pluhurin e pudinges te perzier me miellin,kurse pjesen tjeter te qumeshtit e veme te vloje me sheqerin.

8
Kur qumeshti vlon shtojme pudingat e tretura dhe perzijme derisa te trashet pudinga.

9
Pasi te ftohet,shtojme margarinene e rrahur ne mase kremoze,perzijme derisa te homogjenizohet kremi.

10
Per topthat me kakao,perziejme margarinene e shkrire,lengune portokallit,biskotat e bluara,arrat e bluara dhe kakaon.

11
Te gjitha keto i perzijme mire dhe foromje toptha ne madhesi te arres.

12
Ne tabaka qesim nje shtrese pandispanje,nje shtrese kremi nga pudinga,topthat me kakao,prap kremi me pudingen, dhe rrafshojm mire.

13
Ne fund shtojme glazuren me cokollaten e shkrire me ajken e embel(ngrohim ajken e embel derisa te MOS vloje dhe shtojme cokollaten,perzijme derisa te shkrihet cokolllata).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera