Kuzhina

Tortë me kokos dhe mjedra

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 26 July 2017

Përbërësit

6 te bardha te vezes
6 luge sheqer
4 luge miell
14 luge kokos
+
1.5 l qumësht
225 gr nisheste
375 gr sheqer
4 sheqer vanilje
375 gr margarin
+
600 gr mjedra të ngrira
250 ml ujë
7 luge sheqer
2.5 luge nisheste
1 puding vanilje

Hapat

-Advertisement-

1
Tundim te bardhat e vezes me sheqerin derisa te behet nje shkume e forte.

2
Shtojme me pas miellin dhe kokosin duke perzier ngadale me luge.

3
Masen e qesi ne kallep 26cm te mbuluar me leter per pjekej dhe pjekim ne 170 grade derisa te merr pak ngjyre ose derisa pjekja vertetohet me rremojce.

4
Per kremin e bardh tretim nishesten me 300 ml qumesht te ftohet kurse pjesen tjeter te qumeshtit e veme te vloje me sheqerin.

5
Shtojme me pas nishesten e tretur ne qumeshtin qe vlone dhe perziejme derisa te trashet kremi.

6
Ne kremin e ftohur,shtojme margariene e tundur ne mase kremoze dhe perziejme derisa te homogjenizohet kremi.

7
Per kremin me mjedra qesim ujin,sheqerin dhe mjedrat dhe veme te ziejme per 5-7 minuta.

8
Me pas shtojme nishesten dhe pluhurin e pudinges te tretura me pak uje te ftohet dhe perziejme derisa te trashet kremi me mjedrat.

9
Ne kallepin ku eshte pjekur pandispanja ,qesim njeren shtrese te pandispanjes(pandispanjen e pjekur dhe te ftohur e ndajme ne dy hstresa horizontalisht).

10
Persiper shtrese se pare te pandispanjes qesim kremin me mjedrat,pastaj kremin e bardhe,pastaj shtresen e dyte te pandispanjes,kremin me mjedrat,kremin e bardhe dhe ne fund lyejme tere embelsiren me krem te bardhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera