Kuzhina

Torte me gjizë dhe luleshtrydhe

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 01 May 2018

Përbërësit
750 gr dredhëza
3 vezë
270 gr sheqer
120 gr miell
1 lugë Pluhur pjekje
1 gotë marmelatë dredhëzash
1 lugë vaj vegjetal
1 sheqer vanilje
2 xhelatinë
500 gr gjizë
1 lugë sheqer pluhur

Hapat
1
Shtrohet letra për pjekje mbi tepsi, dredhëzat pastrohen dhe thahen pastaj i premë përgjysmë apo në copëza të vogla, furra nxehet paraprakisht.

2
Vezëve u shtohet sheqeri dhe tunden për 5 minuta, mielli, pluhur pjekja përzihen, i shtohen ngadalë vezëve. Shtrihet një leckë e enëve mbi tavolinë dhe shpërndahet 30 gr sheqer mbi të.

-Advertisement-

3
Brumi shtrihet dhe rrafshohet në tepsi, pjekët për 8 minuta në mesin e furrës, largohet nga furra dhe shtrihet mbi leckën e enëve për t’u mbështjell me ndihmën e saj.

4
Roleja hapet për t’u lyer me marmelatën e dredhëzave, mbështillet përsëri, rolën e premë në rrista të trashësisë 1 cm. Kallëpi për ëmbëlsira vendoset në një pllakë e cila lyhet me vaj.

5
2/3 e rriskave të prera vendosen ngushtë afër njëra-tjetrës në fundin e kallëpit. 120 gr sheqer, sheqer vanilje dhe xhelatinë përzihen me gjizën.

6
Gjysma e masës derdhet në kallëp e mbi të vendosen 2/3 e dredhëzave. Pjesa tjetër e masës derdhet mbi dredhëzat kurse mbi të vendosen rriskat dhe dredhëzat e mbetura për t’i dhënë një pamje më interesante.

7
Ju bëftë mirë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera