Kuzhina

Torte e lëngshme me portokall

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 14 July 2017

Përbërësit

3 vezë
1 gote sheqer
1 gote qumësht
1 gote te çajit vaj vegjetal
2 gota miell
1 vanilje
1 Pluhur pjekje
3 luge te gjelles kakao
1 portokalle te ngrira
PËR TA LAGUR
2 lëng portokalli
200 ml krem qumeshti
80 gr çokollatë me qumësht
1 sos çokollate

Hapat

-Advertisement-

1
Vezët dhe sheqerin tundeni mirë me dorë ose me mikser, pastaj ia shtoni qumështin dhe vajin vegjetal.

2
Miellin, pluhur pjekjën, vaniljën dhe kakaon ia shtoni glazurën duke e përzier rreth 8 minuta.

3
Pas përzierjës së nevojshme ia shtoni portokallin nerende dhe e vazhdoni përzierjën.

4
Glazurën e përgatitur e derdhni në enën e lyer me vaj dhe e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 30-35 minuta.

5
Kremin e qumështit e derdhim në një tenxhere së bashku me sosin e çokollatës, kur fillon të trashët mund ta largoni nga zjarri dhe ta vëni në frigorifer për ftohje.

6
Mund të përdorni edhe krem të çokollatës të gatshëm. Pas pjekjës së tortës ia derdhni lëngun e portokallit pastaj kremin e çokollatës.

7
Ju bëftë mirë!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera