Sport

Top-10 transferimet më të shtrenjta në Serie A, ja ku rënditet Cristiano

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 11 July 2018

Juventusi e ka thyer rekordin për blerje të një lojtari në Serie A, duke nënshkruar me Cristiano Ronaldon, blerja e të cilit e dërgon në pozitën e dytë Gonzalo Higuainin që u ble dy vite më parë, po nga ‘Zonja e Vjetër’.

Portugezi u ble nga Juve për 100 milionë euro, plus 12 milionë euro të tjera, ndërsa do të fitojë hiq më pak se 30 milionë euro në sezon.

Ronaldo e ka thyer edhe rekordin si blerja më e shtrenjtë në Serie A, duke e kaluar Gonzalo Higuainin që u ble nga Napoli për 94 milionë euro.

-Advertisement-

Rekordi para krye dy transferimeve është vënë hiq më larg se 16 vite më parë, kur Lazio nënshkruante me Hernan Crespon  nga Parma për 56.81 milionë euro.

Në vendin e katërt është Giggi Buffon që i kishte kushtuar Juventusit 52 milionë euro dhe mbetet portieri më i shtrenjtë në histori.

I pesti është transferimi i  Christian Vierit te Interi në vitin 1999 për 46.48 milionë euro.

Juvetusit ka pesë lojtarë në top-10,

Edhe blerja e Joao Cancelo për 40 milionë euro e fut atë në vendin e 10-të., në të njëjtën pozitë si Joao Mario që kaloi te Interi.

Pavel Nedved, Rui Costa, Pippo Inzaghi, Lilian Thuram dhe Alessandro Nesta, janë disa nga lojtarë që kanë kushtuar mbi 40 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera