Toni Kroos dorëzohet për La Liga-n: Fokusi ynë, Champions-i dhe Kupa e Mbretit!
Autori: Gazeta inFokus
15:18 | 29 January 2019
as fitores së Real Madridit ndaj Espanyol (2-4), Toni Kroos (29 vjeç) dha një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, në të cilën pranoi se ekipi i tij kishte bërë gabime në ndeshjet e para të sezonit. Ai pranoi se La Liga është bërë e komplikuar, por të tijtë ende mund të fitojnë tituj (Kupën e Mbretit, ose Champions). Ndërkombëtari gjerman foli edhe për ndikimin e Antonio Pintus në gjendjen fizike të të bardhëve. Më poshtë po publikojmë një ekstrakt të intervistës.
Për herë të parë në këtë sezon, Real Madridi duket se rrezaton bindjen se mund ta mbyllë mirë. A e kishit gjithmonë këtë ndjenjë?
Sigurisht, kishim disa probleme dhe kemi lënë shumë pikë në La Liga, në gjysmën e parë të sezonit. Sidoqoftë, kjo është e kaluara. Gjithmonë e kam ditur, dhe vitet e fundit thjesht ma kanë përforcuar besimin, se kemi një ekip të nivelit të lartë dhe se nuk mund të ndalemi kurrë. Kjo është e vërteta në një fazë mjaft të mirë, si kjo e tanishmja, që vjen pas një periudhe të keqe. Ne ende kemi dy gara, në të cilat jemi plotësisht të përfshirë. Ky është fokusi ynë. Nuk kishte asnjëherë arsye për t’u dorëzuar. Akoma kemi mundësi për të fituar tituj këtë sezon.
Pse ekipi, krejt papritur, duket një tjetër?
Çdo fitore i jep tërë ekipit besimin në vetvete, të krijon ndjenja të mira. Ne nuk ndalojmë së punuari, edhe kur gjërat shkojnë mirë. Natyrisht, e pranojmë se kemi bërë shumë gabime në këtë sezon. Nëse diçka është e mundur, ju duhet të bëni gjithçka për të. Kjo është ajo që na kanë mësuar vitet e fundit. Në sezonin e kaluar u mundën relativisht herët në La Liga, kështu që kampionati nuk ishte më realist, por zjarri mbeti gjithmonë me ne, sepse e dinim që mund të fitonim diçka tjetër. Dhe kështu, fituam përsëri Champions-in.
Cili është “çelësi” i këtij ndryshimi për mirë?
Ju mund ta shihni tani, se disa lojtarë e kanë gjetur veten në një formë shumë më të mirë se ndoshta në pjesën e parë të sezonit. Kjo është gjëja më e rëndësishme.
Sa i rëndësishëm është Antonio Pintus?
Në njëfarë mënyre, ai ka qenë atje gjatë gjithë kohës. Me Zidane mundi të kishte një ndikim pak më të madh sesa me Julen Lopetegui, i cili solli trajnerin e tij fizik. Megjithatë, kjo ndodh tani më shumë për shkak të formës së lojtarëve. Ne kemi pasur shumë lëndime në javët e fundit, nuk duhet ta harrojmë këtë, por as nuk ia atribuam ato trajnerit fizik, apo anasjelltas.
A ishit të lumtur kur përfundoi viti 2018?
Ju mund ta shihni kështu. Ne kemi luajtur Botërorin e Klubeve para Krishtlindjeve, ndaj pushova vetëm pesë, ose gjashtë ditë dhe u kthye për të luajtur në La Liga më 3 janar. Pra, nuk kisha kohë për të bërë ndonjë bilanc. Sidoqoftë, nëse i kthehem vitit 2018, ishte si jeta e një futbollisti: me ulje dhe ngritje. Kjo e bën atë interesant.
Edhe intensiv…
Ju duhet të dini se si të merreni edhe me dështimet, kjo është pjesë e kësaj jete dhe profesioni. Nëse nxirrni sadopak mësime, kjo ju ndihmon të jetoni me sukses.

T� tjera
-
Nis seanca në Hagë
Seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzu...
-
Gucati për vendimin e sotëm në Hagë: S’jemi optimistë
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Koso...
-
Kjo është sasia e arit që u vodh dje në Gjakovë, policia sjell pamjet
Gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:15 në rr. “Nënë Tereza” në Gjakovë, ka n...
-
Në rigjykimin për vra*sjen në Dumnicë të Podujevës, Besnik Salihu dënohet me 24 vjet burgim
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ...
-
Kapja e të dyshuarve për grabitjen në argjendarinë në Gjakovë – çka iu gjeti policia gjatë bastisjeve?
Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për grabitjen e armat...
-
Këtu mund ta ndiqni drejtpërdrejt aktgjykimin ndaj Thaçit dhe katër të tjerëve për pengim të drejtësisë
Ish-Presidenti Hashim Thaçi pret sot një aktgjykim tjetër në Hagë, këtë herë ...
-
Arrestohet në Gjermani shqiptari me plot shtatë identitete
Policia Federale Gjermane ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar në Aachen, pasi...
-
Dhuna në familje nuk ndalet, shtatë raste raportohen brenda një dite
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë ...
-
Futen në Gjykatën Speciale familjarët, pas pak vendimi për Thaçin dhe të tjerët!
Ish-Presidenti Hashim Thaçi pret sot një aktgjykim tjetër në Hagë, këtë herë ...
-
Artan Behrami: Asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës!
Artan Behrami ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale, duke kritikuar vendimet...
-
Raportohet për dhun*imin e një gruaje në Graçanicë
Një rast i dhu*nimit është raportuar të ketë ndodhur të dielën në Graçanicë....
-
Ndalohen tre shtetas të Serbisë në Kamenicë, dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë
Policia e Kosovës ka ndaluar tre shtetas të Serbisë, dy femra dhe një mashkul...
































