Tomas Szunyog: Nuk jemi plotësisht të kënaqur me zbatimin e MSA-së nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 08 April 2021
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog thotë se nuk janë të kënaqur më atë se sa institucionet në Kosovë kanë zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Lidhur me këtë, ai ka përmendur tri fusha që i sheh shumë të rëndësishme në këtë dokument.
“Më së pari, marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës: pra në thelb, ky është dokumenti i parë që është ligjërisht obligues, si dhe është obligues për të dyja palët në zbatimin e saj. Por, është po ashtu dokument i rëndësishëm politik, sepse krijon disa trupa të caktuar si Këshilli për Stabilizim e Asocim”, ka pohuar Szunyog në KlanKosova.
“Pjesa e dytë, që po ashtu është e rëndësishme, është që Marrëveshja për Stabilizim-Asocim është hapi i parë drejt integrimit evropian, pra barazon pozitën e Kosovës me vendet tjera të rajonit. Prapë, procesi i stabilizim-asocimit është hapi i parë, pasuar nga kandidatura e shteteve, pastaj negociatat për aderim, si dhe përfundimisht pranimi. Besoj që kjo është pika e dytë e rëndësishme”.
“Tani, së treti, Marrëveshja për Stabilizim e Asocim është dokument tejet praktik, në kuptimin që ofron një udhërrëfyes për Kosovën në përafrimin e legjislacionit, por edhe rregullave e standardeve, me rregullat e standardet evropiane, pra me atë që quhet Acquis. Pra, nëse zbatohet plotësisht e mirëfilli, në fakt mund të shërbejë në përmirësimin e cilësisë së mjedisit për biznese, për jetën sociale, për mbrojtjen sociale, apo në të gjitha fushat e jetës publike në Kosovë”.
“Sa i përket zbatimit, pesë vjet është periudhë mjaft e gjatë, si dhe e kuptojmë që nganjëherë zbatimi i mirëfilltë edhe mund të pengohet nga zhvillime komplekse politike, kriza qeveritare, zgjedhjet e të tjera. Por, nëse flasim përgjithësisht, nuk jemi plotësisht të kënaqur me zbatimin e saj”.
Ai ka theksuar se zbatimi i saj mbetet i pabalancuar, e këto sipas tij theksohen në Raportin e Progresit.
“Në Raportin e Progresit mund të shihet që shpesh vlerësimi për Kosovën është “në fazë të hershme”, ose “nuk ka progres fare”, në disa raste, ka edhe përparim të mirë me miratimin e ligjeve, por sfidë specifike në fakt është zbatimi i tyre. Pra, derisa shënojmë përvjetorin e pestë, jam i bindur, si dhe shpresoj, që vitin vijues, e edhe pas dy vitesh, të mund të flasim jo vetëm për miratimin e ligjeve, por edhe për zbatimin e tyre praktik”.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...