Toka përballet me muajin më të nxehtë se kurrë më parë

Autori: Gazeta inFokus
19:15 | 31 July 2023
Dielli përvëlon mbi rrugët e Feniksit, në Arizona, në jugerëndim të Shteteve të Bashkuara.
Pothuajse përgjatë gjithë ditëve të korrikut, temperaturat e regjistruara, kanë shënuar 43 gradë Celcius, ose më shumë. Në lagjen ku janë vendosur tenda, e njohur gjerësisht me emrin “Zona”, gjenden të pastrehët , ata që janë më të rrezikuar të humbasin jetën për shkak të të nxehtit ekstrem. Tempertaturat tejet të larta kanë detyruar autoritetet në qytetin e Feniksit të marrin masa krijuese për të ndihmuar njerëzit të përballojnë të nxehtit.
“Na kanë dërguar këtu, një nga autobusët e linjës Valley. Autobusi lihet këtu për disa orë që të kemi mundësi të ulemi dhe të freskohemi, mos të rrimë në diell. Është diçka që nuk e kisha përjetuar më parë. Është këndshëm të qëndrosh në fresk”, thotë Stefon James Dewitt Livengood , banor i lagjes “Zona” .
Ekspertët thonë se komunitetet urbane janë ato që vuajnë pasojat më të rënda të të nxehtit, si rezultat i planifikimit të qytetit.
“Këto valë të të nxehtit janë më të rrezikshme për komunitetet me ngjyrë dhe ato me të ardhura të ulëta, sepse në këto zona ku njerëzit strehohen në tenda, ka më pak pemë, por më shumë vende parkimi dhe rrugë, të cilat, faktikisht thithin edhe më shumë rrezet e diellit. Kjo rrit temperaturën e ajrit në këto lagje”, thotë Jeremy Hoffman nga Organizata Groundwork USA.
Ky i nxehtë i vazhdueshëm, paraqet rrezik edhe për pjesën më të shëndetshme të popullatës, nëse nuk u kushtohet rëndësi shenjave paralajmëruese që përcjell trupi.
“Nëse je në diell, duhet të djersitësh. Nëse papritur, ndiheni i nxehtë, por nuk po djerstini, kjo do të thotë se po ju bie sistemi imunitar. Nuk keni lëngje të mjaftueshme dhe rrezikoni seriozisht të prekeni nga ajo që ne e quajmë goditje e të nxehtit, nga e cila mund t’u rrezikohet jeta”, thotë
Steve Groshong nga Shërbimi i urgjencës, qarku Bukanan.
Feniksi nuk është qyteti i vetëm që po përjeton të nxehtin përvëlues këtë vit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar, deri në fund të javës së shkuar, 60 për qind e njerëzve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, kanë marrë paralajmërime për rrezikun nga temperaturat e larta ose nga përmbytjet.
Ndërkohë, në Indi, shërbimi meteorologjik paralajmëroi për reshje të dendura, ose shumë të dendura shiu. Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave ndërsa janë pëmbytur 1600 hektarë tokë.
Sipas shkencëtarëve, sezoni i shirave të dendura gjatë verës, në vendet e nxehta aziatike, e shoqëruar me rrëshqitje të dherave dhe përmbytje, po bëhen më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Ajo që përjeton India, është krejt ndyshe nga çfarë po ndodh në kryeqytetin e Afganistanit. Vala globale e të nxehtit dhe thatësira e madhe i kanë detyruar banorët e Kabulit të paguajnë çmime të larta dhe të udhëtojnë në distanca të largëta për të siguruar ujë. Një banor i tha agjencisë Associated Press se gjysmën e pagës e shpenzon për qira dhe pjesën tjetër për ujë.
Shkencëtarët mbi klimën thonë se muaji korrik ka qenë muaji më i nxehtë, se kurrë më parë.
Kjo do të thotë, se të gjithë ne, kemi përjetuar javët më të nxehta që janë regjistruar ndonjëherë./VOA

Të tjera
-
Spanjë/ Shpallet gjendja e emergjencës pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike
Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur sot gjendjen e emergjencës, pasi ...
-
Isa Mustafa: Kurti po del mohim i vetes, situata po iu konvenon të gjithëve – s’kanë guxim për qeverisje
Ish-kryeministri Isa Mustafa, në një intervistë për Klankosova.tv, ka komentu...
-
Ramadani: Konjufca drejt rikandidimit për kryeparlamentar – mund të rikthehet edhe si U.D. president
Analisti Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se emri i Glauk Konjuf...
-
Konfirmon Lutfi Haziri: Do të jem kandidat për kryetar të Gjilanit
Deputeti nga radhër e LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë te ditur se do të kandido...
-
“LVV i humbë 10-15 deputetë nëse mbahen zgjedhjet”, Nexhmedin Spahiu me parashikim për partinë e Kurtit
Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon ...
-
Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve...
-
Gruda: VV-ja me këmbëngulje të pakuptimtë po bllokon konstituimin e Kuvendit
Deputetit i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda ka thënë se është Lëvizja Vetëv...
-
Kurti: Modernizimi i termocentralit Kosova B do të shtojë sigurinë e furnizimit për 20 vjet
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar fillimin e punimev...
-
Maurizio Antonini ambasador i ri i Italisë në Kosovës: I vendosur për forcimin e lidhjeve mes vendeve tona
Maurizio Antonini do të jetë ambasadori i ri i Italisë në Kosovë Këtë e ka...
-
Ushtarët e KFOR-it stërviten në Prishtinë
Njësia e Specializuar e KFOR-it, zhvilloi stërvitje të zjarrit në Prishtinë p...
-
Haxhiu pesimiste që nesër mund të marrë më shumë se 57 vota, fajëson “opozitën”: Mungon vullneti për të konstituar Kuvendin
Pas dështimit të radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Alb...
-
Kos: Normalizimi me Serbinë, parakusht për procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë për REL-in...