Tjetër rekord temperaturash të larta në Britaninë e Madhe

Autori: Gazeta inFokus
08:33 | 20 July 2022
Britania theu një tjetër rekord për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë të martën, mes një vale të nxehti që ka përfshirë disa pjesë të Evropës.
Agjencia britanike e Meteorologjisë tha se këto nivele të larta, tashmë janë një fakt i jetës, në një vend të papërgatitur për temperatura të tilla ekstreme, raporton Zëri i Amerikës.
Britania, që zakonisht ka një mot të butë, ishte vendi më i fundit që u prek nga moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe i thatë që ka shkaktuar zjarre, nga Portugalia në Ballkan, shoqëruar me një numër të madh viktimash.
Agjencia britanike e Meteorologjisë regjistroi një temperaturë të përkohshme prej 40.3 gradë Celsius në Coningsby në Anglinë lindore, duke thyer rekordin e vendosur vetëm disa orë më parë.
Para ditës së martë, temperatura më e lartë e regjistruar në Britani ishte 38.7 C, e vendosur në vitin 2019. Më vonë gjatë pasdites, 29 qytete në Mbretërinë e Bashkuar thyen rekord për temperatura të larta.
Mes shqetësimeve që ka shkaktuar situata, një prej shkencëtarëve kryesorë të Agjencisë britanike të Meteorologjisë, Stephen Belcher tha se temperatura të tilla në vend do të ishin praktikisht të pamundura pa ndryshimet klimatike pas të cilave qëndrojnë vetë njerëzit.
Ai paralajmëroi se “vendi mund të përballet me temperatura të tilla çdo tre vjet” nëse nuk do të ketë veprime serioze lidhur me emetimin e gazit karbonik.
Temperaturat përvëluese janë bërë shkak për anulimin e udhëtimeve, shërbimeve të kujdesit shëndetësor e mbylljen e shkollave.
Në Britani shumë shtëpi, biznese të vogla e ndërtesa publike, përfshirë spitalet nuk kanë ajër të kondicionuar, një tregues se sa e pazakontë është një nxehtësi e tillë në këtë vend, i njohur për shiun dhe temperaturat mesatare.
Temperaturat e larta dëmtuan pistën e aeroportin Luton të Londrës, duke e detyruar atë të mbyllet të hënën për disa orë, si dhe kanë shtrembëruar një rrugë kryesore në Anglinë lindore duke shkaktuar një zhytje të saj. Stacionet kryesore të trenave janë mbyllur ose ishin thuajse bosh të martën, kjo pasi udhëtimet ose ishin anuluar ose trenat lëviznin me ngadalë nga droja se shinat mund të përthyheshin.
Londra u përball me atë që kryebashkiaku Sadiq Khan e quajti një rritje e madhe e vatrave të zjarrit për shkak të vapës. Brigada e Zjarrfikësve të kryeqytetit njoftoi për 10 vatra zjarri të mëdha, të përhapura në të gjithë qytetin të martën, gjysma e tyre shkaktuar nga djegia e barit për shkak të temperaturave të larta. Disa pamje filmike tregonin shtëpi të përfshira nga flakët si dhe tymin e dendur mbi fushat e djegura në Wennington, një fshat në periferi të Londrës.

Të tjera
-
Vras*ësi masiv la një letër lamtumire – policia austriake beson se e di motivin
Gazeta austriake “Kleine Zeitung” shkruan se policia ka gjetur një letër lamt...
-
LDK reagon pas takimit trepalësh në Bruksel: Bislimi po tenton ta fus Kosovën në obligime, s’ka legjitimitet
Lidhja Demokratike e kosovës (LDK), ka reaguar pas takimit të zëvendëskryemin...
-
Tragjedia në Austri, MPJD: Nga informacionet zyrtare s’ka shtetas të Kosovës në mesin e viktimave – jozyrtarisht mund të jetë një e mitur
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se është në kontakt të v...
-
Osmani uron Portugalinë për Ditën Kombëtare: Presim të thellojmë më tej lidhjet mes vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj portugez, Marce...
-
Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me LVV-në
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës që është edhe kryetare e Forumit t...
-
Vdek*ja tragjike e të tre të rinjve, Vitia nesër në Ditë Zie
Komuna e Vitisë ka shpallur të mërkurën, më 11 qershor 2025, Ditë Zie në nder...
-
Vras*ja e shqiptares në Gjermani, arrestohet dhe paraburgoset një 34 vjeçar
Një 34-vjeçar nga Wadern është paraburgosur nën dyshimin për vrasjen e 28-vje...
-
Vrite*t në Gjermani 28 vjeçarja shqiptare
Një vajzë shqiptare është gjetur pa shenja jetë në Gjermani në rrethana tragj...
-
Flet babai i ish-policit që u arrestua në Serbi: Nusen e liruan, djalin jo
Arbnor Spahiu ish-polic i Kosovës, i arrestuar të dielën në Serbi, është dorë...
-
Deklarohet Sorensen pas takimit Bislimi-Petkoviq, paralajmërohet dialogu i nivelit të lartë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka re...
-
Suspendimi i policëve, Pacolli rikthen pamjet kur Kurti gjuante me vezë në Kuvend: Kjo është fytyra e dyfishtë e pushtetit
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar pas suspe...
-
Bedri Hamza për takimin me Kurtin në Mitrovicë: Nuk e kemi bisedu fare temën për koalicion në nivel qëndror
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka folur rreth t...