Sport

Tjetër fitore nga Dortmund, Bayern ngec përsëri

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 03 November 2018

Bayern dhe Dortmund kanë mbyllur edhe xhiron e 10-të të Bundesligës.

Kampioni në fuqi, Bayern, ka lëshuar një tjetër hap “fals” ndaj Freiburg.

Bavarezët barazuan 1:1 në “Allianz Arena” Golat në këtë takim u realizuan nga Gnabry 80′ (1:0) dhe Hector 89′ (1:1).

-Advertisement-

Dortmund në anën tjetër ka fituar me rezultat minimal 1:0, në udhëtim ndaj Wolfsburg.

Ishte Marco Reus që kaloi mysafirët në epërsi, në minutën e 27’ të takimit, gol ky që pati peshën e tre pikëve në fund të takimit.

Me këto rezultate Dortmund shkëputet në krye të tabelës në Bundesliga.

Dortmund është lider me 24 pikë, katër më shumë se Bayern (20).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera