Sport

Titulli i sezonit të kaluar në pikëpyetje, merret vendimi për rregullat e thyera nga RedBull

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 04 October 2022

Titulli i sezonit të kaluar në Formula 1 u shndërrua në një serial triller të vërtetë duke qenë se pati shumë përplasje dhe polemika për rregulloren. Gjithsesi, në fund, ai që festoi ishte Max Verstappen falë një parakalimi ndaj Lewis Hamilton në metrat e fundit të kampionatit në Çmimin e Madh të Abu Dhabi.

Por, kur tashmë është në përfundimi edhe sezoni aktual me Verstappen që pret matematikën për të festuar titullin e dytë radhazi, nisën të qarkullonin zëra se RedBull kishte shkelur rregullat mbi shpenzimet financiare sezonin e kaluar dhe në këtë formë, holandezi rrezikonte të humbiste titullin.

Megjithatë, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), shuan përfundimisht shpresat e Hamilton për titullin numër tetë në karrierë, pasi mesa duket RedBull e ka kaluar limitin financiar prej 114 milionë euro me vetëm një milionë euro apo edhe më pak (dhe kjo për çështje proceduriale) dhe jo me 10 milionë siç pretendohej në akuzat e fundit.

-Advertisement-

FIA pritet të publikojë të mërkurën raportin përfundimtar mbi shpenzimet e RedBull në sezonin 2021 për t’i dhënë fund të gjitha dyshimeve. Kështu, Verstappen mund të qëndrojë i qetë në pritje të titullit numër 2, edhe pse në fakt, holandezi së fundmi kishte theksuar se i besonte maksimalisht skuadrës së tij i bindur se RedBull nuk e kishte shkelur rregulloren.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera