Tirana në kaos, protestuesit sulmojnë ministritë, Kryeministrinë, Piramidën, një qendër tregtare dhe bizneset, përplasje nëpër rrugë me policinë
Autori: Gazeta inFokus
20:41 | 14 Tetor 2026
Dhjetë orë protestë e dhunshme, përplasje me policinë dhe dëme të shumta materiale në Tiranë.
Protestuesit u zhvendosën nga njëra pikë e kryeqytetit në tjetrën, duke sulmuar godina institucionesh, biznese dhe banka, ndërsa policia ndërhyri në disa momente me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur.
Dhuna nisi te Ministria e Arsimit, ku godina u sulmua sërish me gurë dhe flakë. Të rinj me fytyra të mbuluara shkulën kangjellat e trotuareve, i grumbulluan përpara godinës dhe goditën institucionin me gurë. Përplasjet vazhduan në Rrugën e Durrësit. Protestuesit sulmuan dhe dëmtuan disa biznese private, ndërsa një bankë private e nivelit të dytë u dogj dhe u shkatërrua.
Protesta e dhunshme vijoi drejt Sheshit “Skënderbej”, ku protestuesit u vunë flakën stolave dhe kazanëve të mbeturinave.
Një tjetër vatër e dhunës ishte Ministria e Ekonomisë. Protestuesit hynë në katin e parë të godinës, shkulën dyer, thyen xhama dhe nxorën orenditë jashtë ambienteve.
Sulmet prekën edhe Ministrinë e Brendshme, ku u godit godina dhe u thyen xhamat.
Më pas, protestuesit u ndanë në dy grupime, njëri në Sheshin “Skënderbej” dhe tjetri pranë Ministrisë së Ekonomisë, për t’u zhvendosur më tej drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u sulmuan ndërtesat, përgjatë tij.
Dëmtime pati edhe te Piramida e Tiranës, ku u thyen xhama dhe u shkatërruan dhe u dogjwn pjesë të ambienteve. Edhe në këtë zonë u sulmua një tjetër bankë private e nivelit të dytë.
Protestuesit vijuan më pas drejt Kryeministrisë, ku u dogjën pemët në hyrjen anësore të godinës.
Protesta e dhunshme u zhvendos edhe te ndërtesa e Kryesisë së Kuvendit. Protestuesit mësynë drejt godinës dhe tentuan të futeshin brenda. Më pas protestuesit shkatërruan dhe dogjën bizneset që ndodhen në katin e parë të dy godinave të njohura si “Kullat Binjake”.
Protestuesit u zhvendosën drejt qendës së kryeqytetit, sulmuan edhe Ministrinë e Drejtësisë. Ata kanë thyer xhamat dhe i kanë vënë flakën katit të parë.
Një grup tjetër protestuesish thyen xhamat e qendrës tregtare pranë Kalasë së Tiranës.
Gjatë dhjetë orëve të protestës së dhunshme, policia ndërhyri në disa prej vatrave të tensionit, duke përdorur autobotë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur dhe shpërndarë protestuesit.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...



































