Time Kadrijaj: Sërish do ta gjuaja Kurtin me vezë
Autori: Gazeta inFokus
21:33 | 19 August 2026
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka deklaruar në emisionin “Jehona Politike” se do ta gjuante sërish me vezë kryeministrin në detyrë dhe kreun e LVV-së, Albin Kurtin
Megjithatë, Kadrijaj tha se nuk do ta kishte bërë një veprim të tillë nëse do të ishte konstituuar Kuvendi.
“Nëse kish ndodhur konstituimi, unë po them që nuk do të kisha gjujt. Po, do e kisha përsëritur edhe nëse kthehem prapë, nuk them që s’do e kisha gjuajtur. Nuk ka arsye zoti Kurti me sabotuar dhe me shkel Kushtetutën për shkak se ka qenë një aksion simbolik me vezë”, tha Kadrijaj
Ajo shkoi edhe më tej, duke thënë se “ushtarët dhe militantët e zotit Kurti kanë sulmuar edhe me zolla institucionet”.
“Duke e ditur të kaluarën e zotit Kurti edhe të ushtarëve të zotit Kurti, të militantëve të zotit Kurti, se çfarë kanë bërë, kanë sulmuar me zolla edhe institucionet, kanë gjuajtur me gjuhë arrogante, por megjithatë asnjëherë seancat nuk janë ndërprerë dhe kjo është minimumi që ka mundur me e marrë zoti Kurti, një aksion që është më i vogli në krahasim me atë çfarë ka bërë ai”, shtoi deputetja e Aleancës.
Kadrijaj sqaroi se cak i saj kishte qenë vetëm Albin Kurti dhe jo deputetët e tjerë të LVV-së, pasi, sipas saj, përgjegjës për situatën është kreu i kësaj partie
Unë cak e kam pas Albin Kurtin edhe jo deputetë të tjerë. Se në raste të caktuara, përderisa deputetët e tjerë kanë dalë përpara, unë kam mund me e gjuajt edhe zotin Dehari, por nuk kam dashur sepse unë mendoj që shkelësi i Kushtetutës dhe të gjitha këto veprimet që po i bënë, e kanë një emër, është Albin Kurti dhe jo deputetët e tij”, theksoi deputetja e Aleancës

T� tjera
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
-
“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyra...
-
“Liria ka Emër” reagon ndaj dënimit të Thaçit: Gjykata Speciale po vazhdon gjuetinë politike
Sipas platformës, Gjykata Speciale e ka pasur si qëllim të paracaktuar dënimi...
-
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktgjykimit të Gjy...
-
E tundi kokën dhe qeshi: Gjesti epik i Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit me 17 muaj burgim në rastin e dytë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është parë duke qeshur gjatë seancës ...
-
Ismaili pas vendimit nga Gjykata: Një popull që ka luftuar për lirinë e vet nuk mund të pranojë që historia e çlirimit t’i rishkruhet si histori faji
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar pas vendimit nga Gjykata Speciale ...
-
Nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut: Boll me statusa, veproni oj zonjë!
Reagimi i ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ndaj dë...
-
Hamza: Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës
Bedri Hamza, ka reaguar në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas ak...
-
Specialja publikon vendimin: Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë, Smakaj e Fazliu lirohen, Kilaj shpallet i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gj...
-
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, citati i Thaçit publikohet pas dënimit në Hagë
Pas shpalljes së aktgjykimit me të cilin Hashim Thaçi u dënua me një vit e pe...




































