Sport

Tifozi i thotë “zgjohu”, ky është reagimi i Leo Messit

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 23 November 2020

Asgjë nuk po shkon mirë për Leo Messin.

Ai po kalon nëpër një periudhë të vështirë, ashtu si klubi i tij, Barcelona.

Në stërvitjen e fundit para ndeshjes në Champions League, ku Messi do të mungojë sipas Ronaldo Koeman “për të pushuar”, kamerat e El Chiringuito kanë kapur atë duke u larguar nga qendra stërvitore.

-Advertisement-

Një fans, dëgjohet duke i bërtitur “zgjohu”, dhe Leo reagon pas pak sekondave, kthehet dhe shikon se kush iu drejtua në atë mënyrë.

Ai ka shënuar vetëm tre gola në tetë paraqitje në La Liga, gjashtë në total në 11 paraqitje në të gjitha garat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera