Lajme

Tifozët serb kërkojnë vdekjen e Xhakës dhe Shaqirit

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 22 June 2018

Pas golave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit që shokuan Serbinë në kampionatin botërorë, tifozët serb në stadion kanë filluar brohoritje kërcënuese “mbyte, mbyte shqiptarin”.

Kjo thirrje e tifozëve serb  u është drejtuar katër shqiptarëve të përfaqësueses së Zvicrës, shkruan Gazeta Fokus.

Siç dëgjoheshin brohorimat në stadion, Xhaka dhe Shaqiri ishin cak kryesor i fyerjeve të serbëve në këtë ndeshje pasi kanë qenë ata që i sollën fitoren Zvicrës kundër Serbisë.

-Advertisement-

Fillimisht Xhaka me një gol të jashtëzakonshëm ka barazuar rezultatin në 1 me 1 në ndeshjen Zvicër- Serbi. Ndërsa Shaqiri ka përmbyllur ndeshjen me golin e tij duke quar rezultatin në 2 me 1 për Zvicrën e cila mori tri pikë në këtë ndeshje./Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera