Tifozët e Romës protestojnë kundër klubit të tyre

Autori: Gazeta inFokus
12:53 | 01 September 2018
Tifozët e Romës kanë filluar të protestojnë kundër strategjisë së klubit gjatë afateve kalimtare, e cila ka rezultuar me shitjet e disa prej lojtarëve më të mirë prej skuadrës së tyre.
Roma nuk e filloi mjaftueshëm mirë sezonin e ri të Serie A-së, duke filluar me një fitore me epërsi minimale 1-0 kundër Torinos, ndërsa javën tjetër ata mezi arritën të nxjerrin një barazim nga ndeshja kundër Atalantas, duke e përmbysur rezultat nga 3-1 në 3-3,
Ndërsa në derbin e javës së tretë, Roma pësoi disfatë nga Milani me rezultat 2-1. Golat për Milanon i shënuan Frank Kessie në minutën e 41’të, dhe Cutrone në minutën e 4 shtesë të ndeshjes. Për Romën shënoi Fazio në minutën e 59’të.
Sot në mëngjes, në kampin e stërvitjeve të Romës, tifozët e klubit kanë vendosur një mesazh për klubin.
“Aq shumë fjalë për titullin e Serie A-së, për titullin e Ligës së Kampionëve. Për ju, trofetë e vetme janë përfitimet financiare dhe shitjet”, shkruhet në banderolën e vendosur nga tifozët.
Transferimi i Kevin Strootmanit në Marseille në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës për klubet franceze erdhi pas mbylljes së këtij afati për klubet italiane. Për këtë arsye, Roma nuk ka pasur mundësi ta zëvendësojë Strootmanin, dhe kjo gjë i ka zemëruar tifozët e klubit.
Ata veçse kishin qenë të inatosur nga transferimi i Radja Nanggolanit në Inter dhe Alisson Beckerit e Mohamed Salahut në Liverpool.

Të tjera
-
Edita Tahiri me një formulë për tejkalimin e ngërçit, Kryeministri PDK’së, Kurti President
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka dhënë...
-
Bashkëluftëtari i bën thirrje Limajt: Mos u rreshto me VV-në, se bëhesh armik me krahun e luftës
Halil Çadraku, një prej bashkëluftëtarëve të njohur të Fatmir Limajt, ka adre...
-
Kina paralajmëron vendet e tjera të mos bëjnë marrëveshje tregtare me SHBA-në në dëm të saj
Kina i ka paralajmëruar të hënën vendet e tjera që të mos bëjnë marrëveshje t...
-
Banorja e Ferma Vip: Vëllain e kam fetar, nuk kam shumë komunikim me të për shkak të tatuazheve që kam
Banorja e FermaVip, Nur Alkhazali ka bërë një rrëfim emocionues në këtë reali...
-
Miliarderi i parë shqiptar s’duket si pronar, mund ta ngatërroni me një blerës – çfarë shkruan Forbes për Samir Mane
Samir Mane iku nga regjimi komunist i Shqipërisë në fillim të viteve ’90 dhe ...
-
Trump konfirmon se do të udhëtojë në Romë për funeralin e Papës
Në momentet e fundit, presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se do të...
-
Haxhiu: VV-ja po vazhdon maskaradën e makinacioneve të bllokimit të konstituimit të Kuvendit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Lëviz...
-
Trump dhe bashkëshortja e tij do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë
Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump do të...
-
Rama kritikon ashpër qeverinë për bllokim të projekteve në kryeqytet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur lidhur me bllokimin e disa pro...
-
Syla: Kunati i Albulenës ka hasmëri me familjen Limaj – a po bën hajgare Kurti?
Analisti Valon Syla duke diskutuar bllokadën në Kuvendin e Kosovës deklaroi n...
-
Bllokada e Kuvendit, Haradinaj e bën përgjegjëse LDK-në
Opinionistja Meliza Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, duke fol...
-
Kapet në Merdarë zyrtari i shpallur në kërkim për keqpërdorim detyre – dyshohet për përvetësim prej mbi 150 mijë euro
Një person është sot është ndaluar në pikën kufitare të Merdares i cili ishte...