Sport

Tifozët e Liverpoolit i reagojnë ashpër Kloppit: Shaqiri s’e meriton këtë

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 29 November 2018

Vendimi i trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Kloppit, për ta lënë Xherdan Shaqiri në stol për ndeshjen e mbrëmshme kundër Paris Saint-Germainit nuk u pëlqeu aspak tifozëve të klubit, të cilët e shprehën zhgënjimin e tyre në rrjetet sociale.

Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare u transferua gjatë afatit kalimtar të verës nga Stoke City në Liverpool për 13,5 milionë euro. Këtë transferim, analisti i Sky Sports, Paul Merson, e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të vitit për shkak të shumës së ulët të shpenzuar.

Shqiptari ka filluar ta dëshmojë talentin e tij në Anfield gjatë së kohës së fundit, kur ka filluar të luajë më shumë për skuadrën e Jurgen Kloppit. Në Premierligë, ai i ka shënuar dy gola dhe i ka bërë dy asiste të tjera.

-Advertisement-

Këto janë disa nga komentet e tifozëve të Liverpoolit të cilët kanë kërkuar që Shaqirit të inkuadrohet më shumë në ndeshje.

“Fute në lojë Shaqirin në vend të Hendersonit. Ose Keitan. Edhe më mirë të dytë”, shkruan një tifoz i Liverpoolit në Twitter.

“Nuk po e krahasoj aftësinë e tyre, por është irrituese se si Coutinho ishte në gjendje të futej në lojë bashke me Manen, Firminon dhe Salahun. Kjo e ngre pyetjen pse s’mund ta bëjmë të njëjtën me Shaqirin? Kemi rënë poshtë nga ajo që na bënte të mrekullueshëm dhe ky është sulmi agresiv, tani ne jemi pasiv”.

“Ka ardhur koha që Shaqiri dhe Fabinho të bëhen startues në Liverpool. Kjo do të prodhonte më shumë kreativitet, baraspeshë dhe luftë më të fortë dhe mesfusha do ta lëvizte më shpejtë topin”.

“Kloppi duhet me të vërteta ta startojë ose Keitan ose Shaqirin, ndoshta edhe të dy. Nuk ka aspak kreativitet, intensitet në treshen e mesfushës që startoi sot”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera